CimeratRreth platformësPrivatësiaEnglish

Cimerat · Prishtinë, Kosovë

Gjej njerëzit me të cilët mund ta ndash shtëpinë.

Cimerat është platformë për gjetjen e cimerëve, dhomave dhe banesave me qira në Prishtinë. Kërko sipas lagjes, buxhetit dhe preferencave të jetesës, pastaj kontakto personin që të përshtatet.

Kjo faqe dhe politika e privatësisë lexohen pa llogari. Mund t'i shfletosh profilet dhe shpalljet e publikuara pa u kyçur. Hyrja me Google përdoret kur krijon profil, publikon ose nis bisedë në chat.

Qëllimi i shërbimit: kërkimi i cimerëve dhe banesave, publikimi i ofertave dhe komunikimi mes përdoruesve. Fotografitë i ngarkojnë vetë publikuesit për shpalljet. Cimerat nuk ofron mjete për gjenerimin e imazheve ose videove me inteligjencë artificiale.

1. Kërko sipas nevojës

Zgjidh zonat e Prishtinës, buxhetin dhe preferencat. Krahaso profilet që publikohen nga përdoruesit.

2. Krijo profilin tand

Hyr me Google dhe vendos vetë emrin publik ose nofkën, zonat, buxhetin dhe të dhënat opsionale që dëshiron t'i publikosh.

3. Nis bisedën

Përdor chat-in në platformë. Për shpalljet që publikojnë numër telefoni, mund të kontaktosh drejtpërdrejt përmes WhatsApp ose telefonit.

Pse kërkojmë hyrje me Google?

Google na jep identifikuesin e llogarisë, email-in dhe të dhënat bazë të profilit, si emrin dhe fotografinë kur janë të disponueshme. Supabase i përpunon këto për autentifikimin dhe ruajtjen e sesionit.

I përdorim për ta krijuar dhe njohur llogarinë, për ta lidhur përmbajtjen me publikuesin dhe për të mundësuar chat-in. Cimerat nuk kërkon qasje në mesazhet Gmail, skedarët Drive, kontaktet apo kalendarin tënd. Të dhënat e hyrjes me Google nuk përdoren për reklamim të personalizuar.

Lexo çfarë mbledhim, si e përdorim, me kë e ndajmë dhe si kërkon fshirjen e të dhënave.

Çfarë publikohet?

Ti zgjedh përmbajtjen e profilit si cimer dhe të shpalljeve. Profilet aktive, përshkrimet, fotografitë e shpalljeve dhe numri i telefonit që shton në shpallje janë publikë. Email-i i hyrjes nuk është fushë publike në kartelat e profileve dhe shpalljeve. Informacioni që e shkruan vetë në një fushë publike bëhet publik.

Cimerat lidh përdoruesit; marrëveshjet e qirasë bëhen drejtpërdrejt mes tyre. Kontrollo disponueshmërinë, kushtet dhe identitetin e publikuesit para marrëveshjes. Platforma është për persona 18 vjeç e lart.

Kontakt dhe kontroll mbi të dhënat

Mund ta ndryshosh ose ta heqësh profilin dhe shpalljet nga faqja Profili. Për kërkesë fshirjeje, kopje të të dhënave ose ndihmë: Cimeratnetwork@protonmail.com.

About Cimerat

Cimerat, available at www.cimerat.com, helps adults find roommates, rooms and rental homes in Prishtina, Kosovo. Browse public profiles and listings without an account, filter by area and budget, compare living preferences, and sign in to publish your own profile or listing and use in-app chat. Published listing phone numbers can be used for direct WhatsApp or telephone contact.

Service purpose and uploaded photos

Cimerat is a roommate and rental discovery service. Listing photographs are uploaded by their publishers. The application does not provide AI image or video generation tools. Google account access is used for authentication and the account features described below, not to generate imagery. Uploading intimate imagery without consent, including AI-generated non-consensual intimate imagery (AI NCII), is prohibited by our Terms of Use.

Why we use Google sign-in

Google provides basic identity information: account identifier, email, name and profile picture when available. Google and Supabase support authentication, account and session management, linking posts to their owner and chat. Cimerat does not request access to Gmail messages, Google Drive files, contacts or calendars, and does not use Google sign-in data for personalized advertising.

This page and our Privacy Policy are public and do not require sign-in or JavaScript. The policy explains collection, use, sharing, security, retention, deletion and contact options. For access, correction or deletion of your data, contact Cimeratnetwork@protonmail.com.